Përkushtimi i Kosovës

 

 

Republika e Kosovës është e përkushtuar për Synimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe ka kontribuar shumë në vendosjen e kësaj agjende të re globale.

Përkushtimi i Kosovës filloi me konsultime të gjera publike të zhvilluara me mbështetjen e Kombeve të Bashkuara në periudhën 2012-2015, vazhdoi me një plan ambicioz për integrimin dhe zbatimin e synimeve globale, në përputhje me "Strategjinë Kombëtare për Zhvillim 2016-2021/PLANI për Zhvillim të Qëndrueshëm" "Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit" "Agjendën Evropiane të Reformave" dhe kulmoi në janar 2018, me miratimin zyrtar nga Kuvendi i Kosovës i Rezolutës për SZHQ-të.

SZHQ-të i japin Kosovës një lidhje të drejtpërdrejtë me procesin më të rëndësishëm global të shekullit 21, si dhe një hapësirë për të përshtatur përpjekjet e saja zhvillimore me këtë standard të ri universal për zhvillim, i cili do të sigurojë që askush të mos mbetet prapa.
Me miratimin e Rezolutës për SZHQ-të, Republika e Kosovës vazhdon t'i integrojë synimet në procesin e saj të planifikimit strategjik për të arritur parakushtet e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.