Kuvendi i Republikës së Kosovës

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti mbajti dëgjim publik për Projektligjin nr.08/L-265 për Regjistrin e Pronarëve Përfitues

18.03.2024

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, udhëhequr nga nënkryetarja Jeta Statovci, mbajti sot dëgjim publik lidhur me Projektligjin nr.08/L-265 për Regjistrin e Pronarëve Përfitues.

Për t’i dhënë inputet e tyre referuar projektligjit në fjalë, të ftuar në dëgjim ishin përfaqësues nga institucione publike, nga organizatat joqeveritare dhe nga shoqëria civile.

Nënkryetarja Statovci duke e vlerësuar si jashtëzakonisht të nevojshëm Projektligjin për Regjistrin e Pronarëve Përfitues, ndër të tjera tha se, qëllimi i tij është krijimi, funksionimi, administrimi i regjistrit të pronarëve përfitues, përcaktimi i obligimeve të personave fizikë dhe subjekteve të detyruar të cilët regjistrojnë informacionin e pronësisë përfituese në regjistër dhe ngritjes së transparencës së pronësisë përfituese, si dhe përcaktimi i masave ndëshkuese në rast të mosrespektimit të dispozitave të këtij ligji. 

Meqë nënkryetarja Statovci është edhe kryesuese e grupit pununes, i cili në detaje trajton projektligjin e lartëcekur, ajo u dha hapësirë për sugjerime dhe komente   përfaqësuesve të institucioneve të ftuara për dëgjim, si MINT që njëherit janë draftues të projektligjit, së bashku me ARBK-në, Njësisë për Intelegjncë Financiare, Doganws sw Kosovës, Policisë sw Kosovës, Agjencisë Kundër Korrupsionit, KDI-sw, Agjencisë sw Statistikave të Kosovës si dhe OJQ-ve, KDI, ATRC, IRI, Oda Amerikane etj.

Të njëjtit mirëpritën nismën për hartimin e projektligjit dhe potencuan se inistitucionet/institutet që ata i përfaqësojnë do ta japin kontributin e duhur për të shtyer përpara projektligjin, sepse, sipas tyre, ai krijon një standard të ri për të gjitha institucionet financiare në njërën anë dhe në anën tjetër rritë transparencën ekonomike. 

Ndërkaq, për pyetjet që u parashtruan përgjatë diskutimit, u dakorduan që të njëjtat të dërgohen edhe me shkrim, e po ashtu, përgjigjet e tyre t’i pranojnë në mënyrë elektronike. 

Për më tepër, u dakorduan që të gjitha sugjerimet dhe vërejtjet që mund t’i hasin në ndërkohë, t’i dërgojnë te grupi punues më së largu deri me 22 mars të këtij viti.