Kuvendi i Republikës së Kosovës

U mbajt mbledhja konstituive e Komisionit për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media

21.02.2020

Komisioni për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media, mbajti sot mbledhjen konstituive, të kryesuar nga kryetari i Komisionit, Mërgim Lushtaku, i cili gjatë këtij takimi fillimisht shpalosi fushëveprimin e komisionit. Përkitazi me këtë, Komisioni miratoi fushëveprimin e komisionit, me ndryshimet e bëra.

Në vijim, u paraqitën edhe disa propozime që kanë të bëjnë me mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve, ndërsa u dakorduan që pasi të sjellë Qeveria në Kuvend strategjinë legjislative,  Komisioni të caktojë prioritetet e punës në Komision. 

Njëzëri u vlerësua se duhet të ketë bashkëpunim të mirë në Komision, pavarësisht bindjeve politike, në mënyrë që të ketë një mbikëqyrje sa më të mirë të punës së qeverisë.