Kuvendi i Republikës së Kosovës

Nga vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit

14.08.2020

Seanca plenare e Kuvendit, e ndërprerë mbrëmë, ka vazhduar sot punimet me votimin e fshehtë për zgjedhjen e një anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës

 

Pas procesit të votimit, komisioni konstatoi se besimin e deputetëve për anëtar të Bordit të RTK-së e mori kandidati Albinot Maloku.

 

Kryesuesi Kujtim Shala bëri të ditur se për një anëtar të Bordit të RTK-së nga radhët e komunitetit serb dhe një anëtar nga radhët e komuniteteve të tjerë, do të përsëritet konkursi.