Kuvendi i Republikës së Kosovës

Nga takimi i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë me përfaqësues nga Republika e Afrikës Qendrore

22.09.2020

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë i Kuvendit të Kosovës, i prirë nga Time Kadrijaj, kryetare, priti sot një delegacion nga Republika e Afrikës Qendrore, kryesuar nga kryetari i Komisionit për Pajisje dhe Komunikim, Kaigama Benjamin. 
 
Gjatë këtij takimi, i cili u zhvillua në një frymë shumë miqësore, u vu në dukje nevoja e bashkëpunimit ndërmjet të dyja vendeve.

Për kultivimin e këtyre  raporteve, u vlerësua se ai mund të arrihet me këmbim vizitash të ndërsjella, si dhe angazhim reciprok në mbështetje të kauzave të përbashkëta. 

Në fund të takimit, anëtarët e komisionit pasi falënderuan mysafirët për vizitën që po i bëjnë vendit tonë, përkatësisht Kuvendit të Kosovës, e falënderuan atë për njohjen e shtetësisë së Kosovës nga ana e Republikës së Afrikës Qendrore.
  
Po ashtu, anëtarët e komisionit shprehën gatishmërinë që gjatë një të ardhmeje të afërt ta vizitojnë këtë shtet mik të Republikës tonë.