Kuvendi i Republikës së Kosovës

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione

11.08.2020

Anëtarët e komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, u mblodhën sot, nën udhëheqjen e kryetares Duda Balje, për të diskutuar edhe njëherë Raportin e panelit përzgjedhës për shqyrtimin e aplikacioneve, intervistim dhe listën e ngushtë të kandidatëve për Avokat të Popullit.

Meqenëse, në mbledhjen e kaluar deputetët kishin hedhur dyshime se sa është në përputhje me ligjin dhe rregulloren procesi i deri tanishëm i përzgjedhjes së Avokatit të Popullit, kryetarja Balje shpjegoi se është konsultuar me kryetaren e Kuvendit dhe kryetarët e grupeve parlamentare për këtë dilemë, duke vlerësuar se nuk ka pasur shkelje.

Megjithatë, anëtarët e komisionit nuk u pajtuan që propozimi i emrave nga lista e ngushtë të hidhet në votim. Ata kërkuan që Zyra Ligjore e Kuvendit të bëjë edhe një interpretim zyrtar, me shkrim.

Në mungesë të kuorumit, mbledhja përfundoi punimet për ditën e sotme.