Kuvendi i Republikës së Kosovës

Nga mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit

14.08.2020

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, nën drejtimin e kryetarit Shkëmb Manaj, mbajti sot mbledhjen e radhës, në të cilën është shqyrtuar raporti me amendamente të Projektligjit nr.07/L-006 për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës.
Pas debatit, anëtarët e këtij komisioni, kanë vlerësuar se Projektligji nr.07/L-006 për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës, është në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën, në përjashtim të amendamentit 24, paragrafi 3.
Nisur nga ky fakt, Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, i është kërkuar që ta riformulojë amendamentin 24, paragrafi 3, në përputhje me Ligjin për Prokurimin Publik dhe Kushtetutën e Kosovës.