Kuvendi i Republikës së Kosovës

Nga mbledhja e Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes

23.09.2020

Në mbledhjen e sotme e Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, kryesuar nga Fatmire Kollçaku, kryetare e komisionit, u shqyrtua në parim Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04-L-089 për deminimin humanitar. Me këtë rast, Komisioni e përkrahu atë, për procedim në seancë plenare, duke i rekomanduar Kuvendit që ta mbështesë.
Tutje, Komisioni diskutoi edhe lidhur me shpalljen e konkursit për përzgjedhjen e Komisionerit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi, duke sqaruar se Ligji paraqet shumë pengesa për shpalljen e këtij konkursi. 
Pasi u dhanë sërish sqarime për rrjedhën e këtij procesi, duke shprehur shqetësimet tyre lidhur me mospërzgjedhjen e Komisionerit, ata u pajtuan që të mos shpallet aktualisht konkursi për Komisioner pa ndryshim të ligjit.
Pas shterimit të diskutimit, Komisioni u dakordua për nismën legjislative për plotësim-ndryshim të ligjit.