Kuvendi i Republikës së Kosovës

Nga mbledhja e Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes

13.08.2020

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, nën drejtimin e kryetares Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, mbajti sot mbledhjen e radhës. 
 
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës(FSK), Gjenerallejtënant Rrahman Rama, para anëtarëve të këtij komisioni, ka raportuar për gjendjen e sigurisë në Kosovë, pas rastit në Karaqevë të Kamenicës, në të cilin fshat ditë më parë hynë disa pjesëtarë të xhandarmërisë serbe.

Anëtarët e këtij komisioni shprehën shqetësimet e tyre për cenimin e territorit të Republikës së Kosovës, dhe me këtë rast kërkuan vigjilencë dhe ushtrim të përgjegjësive ligjore të organeve të rendit dhe të sigurisë së Kosovës.

Kjo mbledhje u vlerësua e rëndësishme, pasi anëtarët e këtij komisioni morën informacione nga Gjenerallejtënant Rama, lidhur me situatën e sigurisë në territorin e Kosovës.

Anëtarët e këtij komisioni rekomanduan që bartësit e institucioneve shtetërore qeveritare, të sektorit të sigurisë dhe të mbrojtjes, të koordinohen edhe me faktorin ndërkombëtar, në mënyrë që rasti si ai i Karaqevës mos të përsëriten.