Kuvendi i Republikës së Kosovës

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr.Vjosa Osmani priti në takim sekretaren e përgjithshme të Këshillit për bashkëpunim regjional (RCC) Majlinda Bregu

23.09.2020
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr.Vjosa Osmani në takim me sekretaren e përgjithshme të Këshillit për bashkëpunim regjional (RCC) Majlinda Bregu, potencoi rëndësinë e heqjes së barrierave për lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave në Ballkanin Perëndimor. Gjithashtu, kryetarja e Kuvendit, theksoi edhe domosdoshmërinë e përfshirjes së të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor në projektet e përbashkëta.
 
 
 
Në këtë kontekst, shtroi nevojën e përfshirjes së parlamenteve të rajonit në agjendën e gjelbër si dhe në përmbushjen e obligimeve që dalin nga procesi i Berlinit në funksion të përmirësimit të standardit jetësor të qytetarëve.
 
 
 
Në takim u tha se bashkëpunimi regjional përherë është i rëndësishëm për zbatimin e kornizës shumëvjeçare të bashkëpunimit rajonal dhe ekonomik.