Drejtoria për Mbështetje të Komisioneve Parlamentare

Fehmi Hyseni

Drejtori i Drejtorisë për Mbeshtetje të Komisioneve Parlamentare

Drejtoria për Mbështetje të Komisioneve Parlamentare është përgjegjëse për:

a. Ofrimin e shërbimeve këshillëdhënëse-juridike, legjislative dhe procedurale për komisionet parlamentare;
b. Ofrimin e këshillave ligjore dhe opinioneve me shkrim për çështjet e caktuara ligjore dhe procedurale si dhe asistimi i drejtpërdrejt në hartimin e projektligjeve dhe të amendamenteve në projektligje;
c. Dhënien e ndihmës për hartimin e projektligjeve në bashkëpunim me dy Drejtoritë tjera përkatëse, në Drejtorinë e Përgjithshme për Çështje Ligjore dhe Procedurale (organi parësor përgjegjës është Drejtoria për Standardizim, Përafrim dhe Harmonizim Ligjor);
d. Përgatitjen e propozim agjendës dhe planit të punës për komisionet parlamentare, si dhe publikimin e tyre në bashkëpunim me Drejtorinë për Media dhe Marrëdhënie me Publikun;
e. Përgatitjen e skenarit për kryesuesin e Komisionit për udhëheqjen e mbledhjes së Komisionit;
f. Hartimin e procesverbaleve dhe raporteve me rekomandime për projektligje, raporteve për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve, raporteve për punën e organeve të pavarura dhe raporteve vjetore dhe fundmandatore;
g. Radhitjen e amendamenteve në projektligje për procedim në shqyrtimin e dytë me tabelën krahasuese (raportin përfundimtar) që përbëhet nga tri kolona;
h. Sigurimin e bartjes së informatave relevante për projektligje në mes të komisioneve funksionale dhe atyre të përhershme.

 

Tel: 038 211 359, 038 200 10 611

Cel: 044 197 988

Email: [email protected]

 

Drejtoria për Mbështetje të Komisioneve Parlamentare përbëhet nga stafi mbështetës i organizuar në njësi për çdo komision.