Kuvendi i Republikës së Kosovës

Kryeparlamentari Daci priti përfaqësuesit e personave me aftësi të kufizuar

18.03.2015
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, ka pritur sot një delegacion të Shoqatës së personave me aftësi të kufizuar, të kryesuar nga Agim Vatovci. Është biseduar për aktivitetin e kësaj shoqate në të cilën bëjnë pjesë edhe personat me distrofi muskulare dhe personat shtatshkurtër, për organizimin e tyre, për sukseset e punës dhe për vështirësitë me të cilat ballafaqohen.
Zoti Vatovci, ndër sukseset ka përmendur anëtarësimin në shoqatën homonime të Evropës dhe në atë botërore,si dhe ndihmat që ka siguruar shoqata nga donatorët ndërkombëtarë dhe ata të vendit. Ai, ndërkaq, ka folur edhe për arsimimin dhe punësimin e anëtarëve të shoqatës, të cilën e udhëheq dhe ka kërkuar nga Kuvendi dhe institucionet tjera të Kosovës një mbështetje më të gjerë shoqërore për këtë kategori njerëzish. Vatovci është shprehur i brengosur për mosnënshkrimin nga PSSP të OKB-së për Kosovë, të Ligjit për personat me aftësi të kufizur dhe ka ngritur si problem që kërkon zgjidhje, uzurpimin e lokalit të shoqatës nga një organizatë simotër. Profesor Daci e ka vlerësuar punën e palodhshme të kësaj shoqate dhe ka premtuar ndihmën e Kuvendit që njerëzit me aftësi të kufizuara të ndjehen qytetarë të vlefshëm të Kosovës.