Kuvendi i Republikës së Kosovës

Punonjësit e Kuvendit dhe të Qeverisë dhuruan gjak

18.03.2015
Organizuar nga Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut dhe nga Shërbimi mjekësor i Kuvendit të Kosovës, sot në godinën e Kuvendit u organizua aksion vullnetar i dhurimit të gjakut.
Drejtori i Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, dr. Mazllum Belegu, ka vlerësuar përgjigjen e punonjësve të Kuvendit dhe të Qeverisë së Kosovës në këtë aksion humanitar, shpëtimtar për të sëmurët në spitalet e Kosovës.
Doktoresha e Shërbimit mjekësor të Kuvendit, Shpresa Kuçi është shprehur se ky është aksioni i parë i dhurimit të gjakut në këtë mjedis, pas konstituimit të institucioneve të Kosovës, por nuk do të jetë i fundit.