Kuvendi i Republikës së Kosovës

Kryeparlamentari Daci priti një delegacion parlamentar italian

18.03.2015
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, ka pritur sot një delegacion të Komisionit të Punëve të Jashtme në dhomën e Deputetëve në Parlamentin italian, të kryesuar nga Gustavo Selva. Temë bisede kanmë qenë zhvillimet në Kosovë, me theks në shkaqet dhe pasojat e protestave të marsit dhe vizioni për ardhmërinë e Kosovës.
Kryeparlamentari Daci ka vënë në spikamë gjendjen e rëndë ekonomike dhe sociale në Kosovë, si dhe kompetencat e cunguara të institucioneve të Kosovës.
Në interesimet e parlamentarit italian, Gustavo Selva, për vizionin e legjislativit të Kosovës për ardhmërinë e vendit dhe në konstatimin e tij se vetëm një Kosovë multietnike do të jetë e pranueshme për Evropën, profesor Daci është përgjigjur se vizioni i institucioneve dhe i qytetarëve të Kosovës është kualiteti i jetës dhe barabarsia e qytetarëve të Kosovës, pavarësisht nga përkatësia etnike dhe religjioze e tyre, por pavarësia e Kosovës është pa alternativë.