Kuvendi i Republikës së Kosovës

Kryeparlamentari Daci priti zv. kryeministrin turk, Gyl

18.03.2015

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, ka pritur sot zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Jashtëm të Turqisë, Abdullah Gyl dhe ka biseduar me të për përgatitjet e Kosovës për përcaktimin e statusit të vendit, për marrëdhëniet ndërmjet të dy vendeve dhe për mundësitë e investimit të kapitalit turk në Kosovë.

Turqia mund të bëjë shumë për Kosovën

Daci ka vlerësuar se Turqia, si një vend me ekonomi të fuqishme, anëtari NATO-s dhe në rrugë për tu bërë edhe anëtar i Unionit Evropian, mund të bëjë shumë për procesin të cilin po e kalon Kosova dhe përgjithësisht për bashkëpunim në shumë fusha të jetës, sidomos në planin ekonomik.

Të investohet në Kosovë

Ai e ka inkurajuar zv. kryeministrin turk të sheshohen mundësit për investime sidomos në rrjetin rrugëve kryesore të Kosovës dhe në ujëmbledhësit e vendit.

Kemi histori të përbashkët

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Turqisë, Abdullah Gyl, i cili shoqërohej nga bashkëpunëtorë dhe deputetë të Parlamentit të Turqisë, ka shprehur kënaqësi që viziton vendin, i cili ka një pjesë të mirë të historisë së përbashkët me vendin e tij. Ai madje ka pohuar se në Turqi jetojnë më shumë banorë me origjinë nga Kosova se ç™ka banorë Kosova sot.

Turqia do të investojë në ekonomi dhe ruajtjen e objekteve kulturore

Gyl ka shprehur vullnetin e Qeverisë turke për të investuar në ekonominë e Kosovës dhe ka precizuar se tashmë janë ndarë mjete për meremetimin edhe mirëmbajtjen e objekteve të trashëgimisë turko-islame në territorin e Kosovës.

Procesi negociator në rrugën e vullnetit të popullit

Ai ka shprehur shpresën që procesi negociator do të ecën rrugës së përmbushjes së vullnetit të popullit të Kosovës dhe që Kosova do të jetë një vend demokratik dhe tolerant, me liri dhe të drejtat garantuara të njeriut dhe të minoriteteve.