Kuvendi i Republikës së Kosovës

Mbledhje e Komisionit Parlamentar për të drejtat dhe interesat e komuniteteve dhe kthim

18.03.2015

Komisioni për të drejtat dhe interesat e komuniteteve dhe kthim i Kuvendit të Kosovës, kryesuar nga Rangjel Nojkiqi, kryetar i Kosmisionit, në mbledhjen e sotme përkrahu raportet e komisionieve funksionale, përkatësisht ( Komisionit për arsim, shkencë, teknologji, kulturë, rini dhe sport) lidhur me Projektligjin për arsimin dhe aftësimin për të rritur dhe amendamentet, si dhe të ( Komisionit për shërbimet publike, administratë lokale dhe media) për Projektligjin e procedurave administrative dhe amendamentet.

Në këtë mbledhje u fol edhe për përgatitjet teknike për takimin me të dërguarin special të Kofi Ananit për vlerësimin e standardeve , z. Kai Eide, të caktuar për 6.07.2005. Qëllimi i anëtarëve të komisionit ishte që gjatë këtij takimi të prezantohen problemet e të gjitha minoriteteve.