Kuvendi i Republikës së Kosovës

Kryeparlamentari Daci priti pretendentin për fronin mbretëror të Shqipërisë, Leka Zogu

18.03.2015

Kryetari i Kuvendit të Kosovës , Nexhat Daci, priti sot në një takim pretendentin për fronin mbretëror të Shqipërisë, Leka Zogu. Tema qendrore të këtij takimi ishin proceset aktuale politike , rrjedhat e punës në Kuvendin e Kosovës, si dhe zhvillimi i procesit të zgjedhjeve në Shqipëri.

Kryeparlamentari Daci uroi për mbajtje të zgjedhjeve të lira dhe demokratike në Shqipëri, nga të cilat do të dalin institucionet e reja. Në këtë frymë ai theksoi se Kosova është në pritje të ndryshimeve , të cilat do të kontribuonin për instalimin e vlerave të mirëfillta.

Kreu i legjislativit të Kosovës , pohoi se ndihet krenar me këtë vizitë, ndaj edhe mirëpret ndihmën nga një personalitet i njohur , siç është Leka Zogu. Skeleti institucional i Shqipërisë , theksoi kryeparlamentari Daci, është krijuar në kohën e Monarkisë.