Kuvendi i Republikës së Kosovës

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim

25.04.2024

Në takimin e sotëm të Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, të cilën e udhëhoqi z. Hydajet Hyseni, nënkryetar i parë i Komisionit, u shqyrtuan dy projektligje, përkatësisht shqyrtimi i Projektligjit nr. 08/L-242 për efiçiencën energjetike të ndërtesave me raport dhe amendamente të Komisionit Funksional për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, si dhe shqyrtimi i Projektligjit nr. 08/L-207 për tekstet shkollore, me raportin dhe amendamentet e Komisionit Funksional për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport.

Në vazhdim të takimit, anëtarët e Komisionit i shqyrtuan projektligjet e lartpërmendura dhe i miratuan njëzëri.