Kuvendi i Republikës së Kosovës

Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal dhe Media

18.03.2015
Shqyrtimi i Projektligjit për Qytetin e Prishtinës ishte sërish temë debati në mbledhjen e Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal dhe Media, i kryesuar nga Esat Brajshori, kryetar i Komisionit. Pa disa mbledhjeve, dëgjimit publik dhe një takimi me përfaqësuesit e komunave që kufizohen me Prishtinën, anëtarët e komisionit sërish shfaqën dilema rreth asaj se a duhet të qëndrojë dispozita në këtë Projektligj, sipas së cilës kufijtë e qytetit të Prishtinës përputhen me kufijtë komunalë të Komunës së Prishtinës, apo Projektligji nënkupton vetëm qytetin e Prishtinës, do të thotë pa zonat rurale. Në prani edhe të ekspertëve nga fusha e legjislacionit, u tha se disa kundërshti në kuadër të këtij projektligji, bien ndesh edhe me Kushtetutën e Kosovës dhe Ligjin për Qeverisje Lokale. Gjatë debatit shtrohej pyetja: a dëshirohet ligj për Qytetin e Prishtinës, apo ligj për Komunën e Prishtinës. Ndonjë çështje tjetër, si çështja e shkallës së grantit për qytetin e Prishtinës, nuk ishte diskutabile, por pa zgjidhjen e këtyre dilemave, ata nuk e shihnin të udhës të vazhdojnë me shqyrtimin dhe amendamentimin e projektligjit. Në këtë situatë, anëtarët e komisionit njëzëri vendosën që ky projektligj t™ i kthehet në ripunim sponzoruesit të projektligjit, përkatësisht Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal.