Kuvendi i Republikës së Kosovës

Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë, dhe Mirëqenie Sociale

18.03.2015
Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale i kryesuar nga z. Sadik Idriz- kryetar, në mbledhjen e sotme shqyrtoi P/ligjin për Këshillin Ekonomik- Social, para miratimit në parim, si dhe P/ligjin për prodhimet dhe pajisjet medicinale.

Në këtë mbledhje, krahas anëtarëve të Komisionit, morën pjesë edhe përfaqësuesit e UNDP-së dhe KDI-së.

Pas debateve gjithëpërfshirës, anëtarët e Komsionit përkrahën procedimin e mëtejmë të këtyre projektligjeve për miratim në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Në vazhdim të mbledhjes, anëtarët e Komisionit shqyrtuan edhe Raportin vjetor për punën e Komisionit.