Kalendari i takimeve dhe i seancave

Seancë Plenare, vazhdim

E Mërkure, 15.05.2019 10:00

Rendi i ditës


 


I. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 30 janar 2019:


1. Votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Protokollin Shtesë 5 të Marrëveshjes për Amendimin dhe Aderimin në Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore,


2. Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-88 për Trashëgiminë Kulturore,


3. Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-064 për festat zyrtare në Republikën e Kosovës,


4. Votimi në parim i Projektligjit për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës.


 


II. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 28 shkurt 2019:


1. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-132 për automjete,


2. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për miniera dhe minerale,


3. Votimi në lexim të dytë i Projekt-Rregullores së Kuvendit të Republikës së Kosovës,


4. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-31 për lirinë fetare në Kosovë,


5. Votimi i raundit të dytë për zgjedhjen e gjashtë (6) anëtarëve të Këshillit për Ndihmë Juridike Falas,


6. Votimi i kërkesës së Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për miratimin e taksave vjetore për vitin 2019,


7. -Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për pesë (5) anëtarë të Bordit të Radio Televizionit të Kosovës,


- Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, nga radhët e komuniteteve jo shumicë


- Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1)anëtar të Komisionit të Pavarur për Media, nga radhët e komuniteteve tjera jo shumicë.


 


III. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 7 mars 2019:


1. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për tatimin në të ardhurat personale,


2. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për tatimin në të ardhurat e korporatave,


3. Votimi i raportit vjetor të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës për vitin 2017,


4. Votimi i raportit të Komisionit për Buxhet dhe Financa lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për bankat, institucionet mikrofinanciare dhe institucionet financiare jobankare,


5. Votimi i raportit të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për mbrojtjen nga diskriminimi,


6. Votimi i raportit të Auditimit për pasqyrat vjetore financiare të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për vitin 2017,


7. Votimi i raportit për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2017,


8. Votimi për emërimin e 7 (shtatë) anëtarëve të Këshillit të Kosovës për trashëgimi Kulturore,


9. Votimi për shkarkimin e një (1) anëtari të Bordit të Autoritetit Rregullator të komunikimeve elektronike dhe postare


10. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati lidhur me dështimet dhe skandalet në politikën e jashtme të Republikës së Kosovës,


11. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me angazhimet e Presidentit të Kosovës për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjim të kufijve” në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë,


12. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me dështimet e koalicionit qeverisës të cilat kulmuan me mos liberalizim të vizave,


13. Votimi në parim i Projektligjit për transmetuesin publik të Kosovës,


14. Votimi në parim i Projektligjit për peticione,


15. Votimi në parim i Projektligjit për mbrojtjen nga zhurma,


16. Votimi në parim i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr. 05/L-010 për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës,


17. Votimi në parim i Projektligjit për tatimin mbi vlerën e shtuar,


18. Votimi në parim i Projektligjit për pastërtinë e figurës së zyrtarëve të lartë në institucionet publike dhe të të zgjedhurve,


19. Votimi i rekomandimeve nga debati parlamentar në lidhje me rastin e ngacmimit seksual, përdhunimit seksual dhe abortit të paligjshëm ndaj të miturës dhe përgjegjësinë institucionale të Qeverisë së Kosovës,


20. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për dhomën e posaçme të Gjykatës Supreme për çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit,


21. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 2004/22 për Kinematografinë,


22. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-065 për të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta,


23. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-097 për bibliotekat,


24. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për plotësim ndryshim të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës,


25. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-042 për rregullimin e shërbimeve të ujit,


26. Votimi në parim i Projekt-Kodit të Procedurës Penale,


27. Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për letërnjoftim,


28. Votimi në parim i Projektligjit për ekzekutimin e sanksioneve penale,


29. Votimi në parim i Projektligjit për Diasporën,


30. Votimi në parim i Projektligjit të punës,


31. Votimi në parim i Projektligjit për pronën publike,


32. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për pijet e forta alkoolike,


33. Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/l-061 për shitjen e banesave për të cilat ekziston e drejta banesore, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.04/l-247,


34. Votimi i Propozim-rezolutës nga Interpelanca e kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Partisë Socialdemokrate, në lidhje me mos-caktimin dhe rritjen e pagës minimale në Republikën e Kosovës,


35. Votimi i rekomandimeve nga Interpelanca e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, z. Valdrin Lluka, sipas kërkesës së kryetarit të GP-Partia Socialdemokrate, z. Dardan Sejdiu, i mbështetur edhe nga 11 deputetë, në lidhje me themelimin e Ndërmarrjes së Re Energjetike të Kosovës Sh. A/NKEC.


 


IV. Pika e pa përfunduar nga seanca e Jashtëzakonshme, e mbajtur më 12 mars 2019:


1. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me vendimet e Qeverisë së Kosovës për ndarjen e mjeteve financiare nga shpenzimet e paparashikuara.


 


V. Pika e papërfunduar nga seanca e Jashtëzakonshme, e mbajtur më 13 mars 2019:


1. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar në lidhje me bllokimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga Presidenti.


 


VI. Pika e papërfunduar nga seanca e Jashtëzakonshme, e mbajtur më 28 mars 2019:


1. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar për situatën e krijuar në arsim pas vendimit të SBASHK-ut për të refuzuar kompensimin e orëve të humbura gjatë grevës 3-javore.


 


VII. Pika e papërfunduar nga seanca e Jashtëzakonshme, e mbajtur më 11 prill 2019:


1. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me zbrazjen e vendit nga të rinjtë, si rreziku më i madh që i kanoset vendit që nga paslufta.


 


 


VIII. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 12 prill 2019:


1. Shqyrtimi i Propozim-Amendamentit nr. 26 në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, të propozuar nga 80 deputetë të Kuvendit,


2. Shqyrtimi i Propozim-programit të Punës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për vitin 2019,


3. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-081 për qasje në dokumente publike,


4. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar, sipas kërkesës së deputetes Teuta Haxhiu, mbështetur edhe nga 9 (nëntë) deputetë nënshkrues, në lidhje me të drejtat e pensionistëve kontributëdhënës,


5. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar, sipas kërkesës së deputetit Faton Topalli, në lidhje me mosekzekutimin e Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës,


6. Votimi i Raportit të Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me shpenzimet për lobim nga Presidenca dhe Qeveria e Republikës së Kosovës,


7. Zgjedhja e anëtarëve të Bordit të Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut-“KOSTT” sh.a,


8. Kërkesa e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me shpenzimet për lobim nga ana e Presidencës dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për kompensimin e anëtarëve të këtij Komisioni,


 


9. Propozimi i GP të Listës Serbe për emërimin e zëvendëskryetarit të dytë në Komisionin ad hoc për përpilimin e Kodit për rregullimin dhe menaxhimin e fushës së pensioneve dhe benificioneve nga sigurimi social dhe Propozimi i GP të PSD për Zëvendësimin e deputetëve në Komisione Parlamentare.

Transkripti