Kalendari i takimeve dhe i seancave

Seanca plenare

E Enjte, 07.03.2019 15:00

Rendi i ditës

1. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-145 për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e Delegacionit shtetëror të Republikës së Kosovës në procesin e dialogut me Republikën e Serbisë,

2. Votimi i Platformës për dialogun mbi Marrëveshjen përfundimtare, gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë,

3. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për dhënien në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës së paluajtshme të komunës,

4. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-090 për Sponsorizime në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit,

5. Votimi në lexim të dytë i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 2003/24 Ligji i Sportit ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 04/L-075,

6. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-075 për parandalimin dhe sanksionimin e dhunës dhe dukurive negative në ngjarjet sportive,

7. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës,

8. Votimi për emërimin e anëtarëve të Komisionit për Ndihmë Shtetërore,

9. Votimi për emërimin e Kryesuesit dhe të një (1) anëtari të Bordit për Agjencinë Kosovare të Privatizimit,

10. Votimi për Formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala,

11. Votimi i kryesuesit të Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, sipas kërkesës së GP të PSD-së,

12. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për tatimin në të ardhurat personale

13. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për tatimin në të ardhurat e korporatave

14. Votimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës për vitin 2017

15. Votimi i Raportit të Komisionit për Buxhet dhe Financa lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për bankat, institucionet mikrofinanciare dhe institucionet financiare jobankare

16. Votimi i Raportit të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për mbrojtjen nga diskriminimi

17. Votimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat vjetore financiare të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për vitin 2017

18. Votimi i Raportit për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2017

19. Votimi për emërimin e 7 (shtatë) anëtarëve të Këshillit të Kosovës për trashëgimi Kulturore

20. Votimi për shkarkimin enjë (1) anëtari të Bordit të Autoritetit Rregullator të komunikimeve elektronike dhe postare.

Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, mbajtur me 30 janar 2019:

1. Votimi i Vendimit të Presidentit të Republikës së Kosovës për kthimin e Ligjit nr. 06/L-043 për Lirinë e asociimit në organizata joqeveritare,

2. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati lidhur me dështimet dhe skandalet në politikën e jashtme të Republikës së Kosovës

3. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me
angazhimet e Presidentit të Kosovës për përfshirjen e "shkëmbimit të territoreve" apo "korrigjim të kufijve" në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë

4. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me dështimet e koalicionit qeverisës të cilat kulmuan me mos liberalizim të vizave

5. Votimi në parim i Projektligjit për transmetuesin publik të Kosovës

6. Votimi në parim i Projektligjit për peticione

7. Votimi në parim i Projektligjit për mbrojtjen nga zhurma

8. Votimi në parim i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr. 05/L-010 për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës

9. Votimi në parim i Projektligjit për tatimin mbi vlerën e shtuar

10. Votimi në parim i Projektligjit për pastërtinë e figurës së zyrtarëve të lartë në institucionet publike dhe të të zgjedhurve.

Pika e papërfunduar nga Seanca jashtëzakonshme, mbajtur më 8 shkurt 2019:

1. Votimi i rekomandimeve nga debati parlamentar në lidhje me rastin e ngacmimit seksual, përdhunimit seksual dhe abortit të paligjshëm ndaj të miturës dhe përgjegjësinë institucionale të Qeverisë së Kosovës

Rendi i ditës me pikat e reja:

1. Miratimi i Deklaratës në lidhje me vëllezërit Bytyqi,
2. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për dhomën e posaçme të Gjykatës Supreme për çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit,
3. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 2004/22 për Kinematografinë,
4. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-065 për të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta,
5. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-097 për bibliotekat,
6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për plotësim ndryshim të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës,
7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-042 për rregullimin e shërbimeve të ujit,
8. Shqyrtimi i parë i Projekt-kodit të Procedurës penale,
9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për letërnjoftim,
10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ekzekutimin e sanksioneve penale,
11. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Diasporën,
12. Shqyrtimi i parë i Projektligjit të Punës,
13. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Pronën Publike,
14. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për pijet e forta alkoolike,
15. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/l-061 për shitjen e banesave për të cilat ekziston e drejta banesore, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.04/l-247,
16. Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Partisë Socialdemokrate, në lidhje me mos-caktimin dhe rritjen e pagës minimale në Republikën e Kosovës,
17. Interpelanca e Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, z. Valdrin Lluka, sipas kërkesës së kryetarit të GP-Partia Socialdemokrate, z. Dardan Sejdiu, i mbështetur edhe nga 11 deputetë, në lidhje me themelimin e Ndërmarrjes së Re Energjetike të Kosovës Sh. A/NKEC.

 

 

 



Votimi elektronik

pika 1
pika 2
pika 3
pika 4
pika 5
pika 6
pika 7
pika 8