Kalendari i takimeve dhe i seancave

Vazhdimi i Seancës plenare

E Mërkure, 07.11.2018 11:00

Rendi i ditës

 

Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, mbajtur më 13 shtator, 18, 31 tetor dhe 2 nëntor 2018:

1. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me angazhimet e Presidentit të Kosovës për përfshirjen e "shkëmbimit të territoreve" apo "korrigjim të kufijve" në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë,

2. Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-88 për Trashëgiminë Kulturore,

3. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-036 për Statistikat Zyrtare të Republikës së Kosovës,

4. Votimi për Emërimin e 7 (shtatë) anëtarëve të Këshillit të Kosovës për trashëgimi Kulturore,

5. Votimi për shkarkimin e z. Shqiprim Pula nga pozita e anëtarit të Bordit të Autoritetit Rregullator të komunikimeve elektronike dhe postare,

6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për mbrojtjen e ajrit nga ndotja,

7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për peticione,

8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-064 për festat zyrtare në Republikën e Kosovës,

9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Referendum,

10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për të drejtën ndërkombëtare private,

11. Votimi në parim i Projektligjit për transmetuesin publik të Kosovës,

12. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-079 për Efiçiencë të energjisë,

13. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Lirinë e Asociimit në organizata joqeveritare,

14. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-132 për Automjete,

15. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për produkte të ndërtimit,

16. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për caktimin e kompensimit për një (1) anëtar të Komisionit për Kërkesa Pronësore dhe dy (2) anëtarëve të Komisionit për Verifikim dhe Vendosje për Prona,

17. Emërimi i kryesuesit të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë,

18. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Auditimit për Pasqyrat Vjetore Financiare të Stacionit të Autobusëve në Prishtinë për vitin 2017,

19. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Buxhet dhe Financa lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për bankat, institucionet mikrofinanciare dhe institucionet financiare jobankare,

20. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për mbrojtjen nga diskriminimi,

21. Shqyrtimi i Raportit vjetor financiar të Komisionit të Pavarur për Media për vitin 2017,

22. Shqyrtimi i rekomandimeve të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me Raportin vjetor të Auditimit për vitin 2017,

23. Formimi i Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala,

24. Kërkesa e GP të PSD për caktimin e kryesuesit të Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë,

25. Kërkesa e GP të PSD për zëvendësimin e anëtarit në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike.

26. Votimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës për vitin 2017,

27. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 06/ L-010 për Noterinë,

28. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 06/L-067 për plotësimin edhe ndryshimin e Ligjit nr. 04/L-063 për Hekurudhat e Kosovës,

29. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 06/L-038 për shërbimet postare,

30. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për miniera dhe minerale,

31. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 02/L-31 për Lirinë Fetare në Kosovë,

32. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar për dialogun me Serbinë,

33. Votimi i Propozim Rezolutës nga Debati parlamentar, sipas kërkesës së deputetes Donika Kadaj-Bujupi, mbështetur edhe nga 7 deputetët nënshkrues nga GP i AAK-së, në lidhje me shtesat e fëmijëve,