Kalendari i takimeve dhe i seancave

Vazhdimi i Seancës plenare

E Premte, 08.06.2018 11:00

Rendi i ditës

1. Votimi i Raportit vjetor të Organit Shqyrtues të Prokurimit për vitin 2017,
2. Votimi i Raportit vjetor të Akademisë së Drejtësisë për vitin 2017,
3. Propozimi i grupeve parlamentare për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare.
4. Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, në lidhje me korrupsionin dhe krimin e organizuar në institucionet dhe zyrtarët e lartë të Republikës së Kosovës,
5. Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së GP-LVV dhe të GP të LDK në lidhje me situatën dhe gjendjen financiare në ndërmarrjet publike të Telekomit dhe të Postës së Kosovës,
6. Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së GP- LDK, në lidhje me vendimet e Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, z. Nenad Rikallo për shkarkimin e një drejtori dhe ndarjen e mjeteve grante dhe subvencione,