Të premten dhe të shtunën, përkatësisht më 23 dhe 24 shkurt 2024, në Kuvendin e Republikës së Kosovës mbahet Konferenca Rajonale "Parlamentarizmi dhe Rezoluta 1325: Perspektivat nga Ballkani Perëndimor".
Koha: 10:00
Vendi: Salla 506, Kuvendi i Kosovës
Konferenca është organizuar nga Grupi i Grave Deputete të Kuvendit të Republikës së Kosovës, përmes fascilitimit të Institutit Kombëtar Demokratik (NDI), nëpërmjet përkrahjes së Agjencisë së SHBA-së për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) në Kosovë, Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) në Kosovë, si dhe Ambasadës Kanadeze në Kroaci dhe Kosovë.
Kjo konferencë synon të promovojë zbatimin e Rezolutës 1325 të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, duke adresuar rolin e rëndësishëm të Kuvendit në zbatimin, monitorimin dhe promovimin e Agjendës së Grave, si dhe rolin e Grupit të Grave Deputete në këtë proces.
Agjenda
23 shkurt 2024
09:30 Fotografi e përbashkët para Kuvendit të Republikës së Kosovës (Pjesëmarrësit duhet të jenë gati për fotografi në orën 09:25)
10:00-10:30 Ceremonia hapëse
Mirëseardhje dhe prezantim hyrës:
- Eliza Hoxha, deputete, Anëtare e Bordit të Grupit të Grave Deputete, Republika e Kosovës
- Glauk Konjufca, Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës
Adresim special:
- Vjosa Osmani, Presidente e Republikës së Kosovës
Fjalë e rastit e organizatorëve:
- Tinka Kurti, deputete/ Kryetare e Grupit të Grave Deputete, Kuvendi i Republikës së Kosovës
- Jessica Blitt, Ambasadore e Kanadasë në Kroaci dhe Kosovë
- Nancy Soderberg, Drejtoreshë e Institutit Kombëtar Demokratik (NDI), Republika e Kosovës
10:30-10:40 Fjalim kryesor
- Etilda Gjonaj, Raportuese e Përgjithshme në Këshillin e Evropës për Dhunën ndaj Grave, Deputete, Republika e Shqipërisë
10:40-12:10 Diskutime në panel: “Roli i parlamentit dhe agjenda GPS”, moderuar nga Fatmire Kollçaku, deputete, anëtare e Grupit të Grave Deputete
- Daniela Koleva, deputete, Republika e Maqedonisë së Veriut
- Ariana Musliu Shoshi, deputete, Republika e Kosovës
- Shqipe Selimi, deputete, Republika e Kosovës
- Time Kadrijaj, deputete, Republika e Kosovës
- Senida Mesi, Zëvendëskryeministre (2017-2019), Republika e Shqipërisë
12:25-12:35 Fjalim kryesor
- Albulena Haxhiu, Ministre e Drejtësisë, Republika e Kosovës
12:35-14:00 Diskutim në panel “Sfidat dhe zbatimi i Rezolutës 1325 me fokus te dhuna mbi bazë gjinore”, moderuar nga Albana Bytyqi, deputete/ Anëtare e Grupit të Grave Deputete
- Lolita Ristova, deputete, Republika e Maqedonisë së Veriut
- Merita Bakiu, deputete, Republika e Shqipërisë
- Igballe Rogova, Drejtoreshë Ekzekutive e Rrjetit të Grave të Kosovës, Republika e Kosovës
- Dr. Alenka Verbole, profesoreshë, Republika e Sllovenisë
- Dr. Kalliopi Chainoglou, profesoreshë, Republika Helene
15:15-16:30 Prezantimi i hulumtimit për GPS në rajon dhe Kosovë
- Jeta Krasniqi - eksperte, përcjellë nga një sesion pyetjesh dhe përgjigjesh me audiencën
- Nën moderimin dhe komentimin e Ushtruese e detyrës së Drejtoreshës Ekzekutive të Agjencisë për Barazi Gjinore, Edi Gusia dhe Drejtoreshës së Zyres së UN Women në Kosovë, Vlora Nushi
16:30-18:00 Diskutime në panel “Bashkëjetesa dhe toleranca” moderuar nga Valentina Bunjaku, Deputete/ Anëtare e Bordit të Grupit të Grave Deputete
- Ardita Sinani, Ish-Kryetare e Komunës së Preshevës, Republika e Serbisë
- Sofija Todorovic, Drejtoreshë e Programit të YIHR-së, Republika e Serbisë
- Isak Skenderi, Drejtor Ekzekutiv i organizatës “Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve”, Republika e Kosovës
- Duda Balje, Kryetare e Komisioni për të drejta e Njeriut barazi Gjinore për persona të Pagjetur ,Viktima e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Petisione.
24 shkurt 2024
10:00-11:30 Tryezë e rrumbullakët "Zbatimi i Rezolutës 1325 në nivelin lokal”, moderuar nga Eliza Hoxha, anëtare e Grupit të Grave Deputete në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
- Majlinda Bufi, Kryebashkiake e Bashkisë së Roskovecit, Republika e Shqipërisë
- Katarina Adjancic, Zëvendës-Kryetare e Komunës së Mitrovicës së Veriut, Republika e Kosovës
- Teuta Arifi, Ish-Kryetare e Komunës së Tetovës, Republika e Maqedonisë së Veriut.
11:30-12:00 Përmbyllja e konferencës
- Përmbledhje e diskutimit dhe rekomandimeve gjatë konferencës nga Eliza Hoxha, deputete/ Anëtare e Bordit të Grupit të Grave Deputete, Republika e Kosovës
- Fjalim përmbyllës nga Nënkryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës