Kuvendi i Republikës së Kosovës

Nga mbledhja e Komisionit për  Punë të Jashtme dhe Diasporë 

24.06.2024

Komisioni për  Punë të Jashtme dhe Diasporë, mbajti sot mbledhjen e radhës,  kryesuar nga  Arbëreshë Kryeziu- Hyseni, kryetare e këtij komisioni. 

Gjatë këtij takimi u diskutua për lejimin e shpenzimeve për organizimin e Pritjes për përfituesit e Programit për Diplomaci Qytetare nga MPJD. 

Lidhur me këtë, kryetarja e komisionit, Kryeziu- Hyseni, vlerësoi se Programi i MPJD-së është shume i qëlluar dhe i nevojshëm për të rinjtë që do të jenë pjesë e tij. 

Pas shqyrtimit për lejimin e mjeteve për programin në fjalë, kryetarja, nëpërmjet votimit kërkoi mbështetje nga anëtarët e komisionit, ndërkaq,  në mungesë kuorumi, nuk u arrit të sigurohet  përkrahja.