Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport i drejtuar nga Ardian Gola, kryetar, mbajti sot mbledhjen e radhës, në të cilën u shqyrtuan Projektligji për Rini dhe Projektligji për Sport.
Në këtë mbledhje, grupet punuese, për të dy projektligjet e shqyrtuara paraqitën raportet me amendamentet e propozuara. Pas shqyrtimit, anëtarët e komisionit miratuan Projektligjin për Rininë, si dhe Projektligjin për Sport.
Ndërkaq, shqyrtimi i raportit me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për sponzorizime në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 06/L-116, shtyhet për mbledhjen e radhës.