Kuvendi i Republikës së Kosovës

Nga mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal

21.06.2024

Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, nën drejtimin e kryetarit Valon Ramadani, mbajti mbledhjen e radhës.

Në këtë mbledhje, anëtarët e komisionit shqyrtuan dhe miratuan raportet me amendamente të komisioneve të përhershme lidhur me Projektligjin nr. 08/L-289 për Komisionin e Pavarur për Media; Projektligjin nr.08/L-262 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përmbajnë procedura të veçanta administrative dhe harmonizimin e tyre me Ligjin nr. 05/L- 031 për procedurën e përgjithshme administrative, faza e dytë, si dhe Projektligjin nr.08/L-294 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.08/L-197 për Zyrtarët Publik, të cilat do të procedohen tutje për miratim në një nga seancat plenare.