Si çdo vit tjetër edhe sivjet, në prag të përvjetorit të 17-të të pavarësisë, Kuvendi ka mirëpritur vizitorë të shumtë.
Gjatë kësaj jave në Kuvend kanë qëndruar mbi 5 mijë vizitorë, kryesisht nxënës të shkollave fillore nga komuna të ndryshme të Kosovës.
Brenda ambienteve të institucionit fëmijët u njohën nga afër me punën, rolin dhe funksionimin e Kuvendit, duke ndarë njëkohësisht emocione të veçanta gjatë qëndrimit në sallën ku më 17 shkurt 2008 Kosova u shpall shtet i pavarur.