Kuvendi i Republikës së Kosovës

Mbledhje e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale

22.02.2024

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale mbajti sot mbledhjen e radhës, nën drejtimin e kryetares Fatmire Mulhaxha Kollçaku. 

Gjatë kësaj mbledhjeje komisioni vendosi të monitorojë zbatimin e dy ligjeve që janë fuqi. Kështu, nga fushëveprimi për shëndetësi, komisioni u përcaktua ta mbikëqyrë Ligjin për Odat e Profesionistëve Shëndetësorë. Për mbikëqyrjen e zbatimit të këtij ligji u caktua grupi punues, të cilin do ta kryesojë anëtari i këtij komisioni, deputeti Bekim Haxhiu. 

Për fushëveprimin e mirëqenës sociale u përcaktua mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit për Ndërmarrjet Sociale, përderisa grupin e punës do ta drejtojë anëtarja e komisioni, deputetja Labinotë Demi-Murtezi. 

Në përbërje të të dyja grupeve punuese do të janë anëtarët e tjerë nga të gjitha grupet parlamentare që përfaqësohen në komision.