Kuvendi i Republikës së Kosovës

Mbledhje e Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere

21.02.2024

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, kryesuar nga kryetari Armend Muja, shqyrtoi sot draft planin e punës së Komisionit për sesionin pranveror 2024.

Anëtarët e Komisionit përveç draftit të parë kërkuan që në këtë sesion të ketë edhe disa raportime nga institucione të ndryshme, si ai i guvernatorit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, raportime për kompensimet e dëmeve nga vërshimet në disa komuna të Kosovës dhe çështje tjera.

Për sot ishte paraparë të raportojë ministri i Financave, Hekuran Murati dhe përfaqësues të Doganës dhe ATK-së lidhur me realizimin e të hyrave për vitin 2023, si dhe për borxhin publik, por që të dy këto raportime u shtynë për të premten.