Kuvendi i Republikës së Kosovës

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale

19.09.2023

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, nën drejtimin e kryetares së Fatmire Kollçaku Mulhaxha, në mbledhjen e sotme shqyrtoi  draft-planin e punës për sesionin vjeshtor 2023.

Komisioni, pas diskutimeve të deputetëve, propozoi që pothuaj çdo muaj të organizohen tryeza për diskutime më të gjera lidhur me problemet e ndryshme të shfaqura në fushën e mjekësisë.

Votimi i këtij draft-plani do të bëhet në fillim të mbledhjes së ardhshme.