Kuvendi i Republikës së Kosovës

Ka vazhduar regjistrimi i deputetëve të Legjislaturës së Nëntë të Kuvendit

11.04.2025

Edhe sot ka vazhduar regjistrimi i deputetëve të Legjislaturës së Nëntë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, sipas vendimit nga mbledhja e përbashkët e kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca me përfaqësues të subjekteve politike parlamentare.

Gjatë ditës së sotme janë regjistruar deputetë nga radhët e PDK-së dhe LDK-së, por edhe nga Lëvizja Vetëvendosje.  

Po sipas këtij vendimi, të hënën, më 14 prill, do të regjistrohen deputetët e AAK-së, Listës Serbe dhe të komuniteteve të tjera joshumicë. 

Seanca konstituive e Legjislaturës së Nëntë të Kuvendit do të mbahet të martën, më 15 prill, në orën 10:00.