Ka vazhduar procesi i regjistrimit të deputetëve të Legjislaturës së Nëntë të Kuvendit.
Kështu, gjatë ditës së sotme, sipas agjendës janë regjistruar deputetë nga radhët e AAK-Nisma, deputetët nga radhët e komunitetit serb dhe të komuniteteve të tjera joserbe, por edhe deputetë nga radhët e Vetëvendosjes, PDK-së dhe LDK-së.
Gjatë tri ditëve janë regjistruar 118 deputetë, kurse deputetët e mbetur do të regjistrohen gjatë ditës së nesërme.
Seanca konstituive e Legjislaturës së Nëntë do të mbahet nesër, më 15 prill, në orën 10:00.