Kuvendi i Republikës së Kosovës

Vizitë e Komisionit për Arsim në Autoritetin Kombëtar të Kualifikimeve

21.06.2022

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport vizitoi sot Autoritetin Kombëtar të Kualifikimeve, për t’u njoftuar për së afërmi me punën e këtij institucioni dhe sfidat me të cilat po ballafaqohen. 

Në bashkëbisedim me udhëheqësinë e AKK-së, u diskutua për njohjen kombëtare dhe ndërkombëtare të kualifikimeve, akreditimin e institucioneve për vlerësimin e nxënësve dhe lëshimin e certifikatave për kualifikimet e validuara në KKK, monitorimin e cilësisë në shkollat publike profesionale dhe progresin për individ nëpërmjet njohjes së mësimit paraprak.

Nënkryetarja znj. Reshitaj, në emër të Komisionit, falënderoi për pritjen dhe diskutimin e hapur, dhe i inkurajoi që të vazhdojnë tutje punën e tyre, duke u premtuar njëherazi se kërkesat, sfidat dhe problemet e parashtruara në këto takime do të adresohen institucionalisht në kuadër të mandatit të Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport.