Kuvendi i Republikës së Kosovës

Vazhdimi i seancës plenare

26.11.2021

Kuvendi i Republikës së Kosovës, nën drejtimin e kryeparlamentarit, Glauk Konjufca, vazhdoi punimet e seancës plenare, me pikat e mbetura të rendit të ditës.

Në cilësinë e kryetarit të Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, Ferat Shala, Kuvendit i ka rekomanduar për miratim listën e kandidatëve për zgjedhjen e zëvendësdrejtorit të Autoritetit Regullator për Shërbimet e Ujit, në përbërje: Abedin Azizi dhe Gurakuq Kastrati.

Me procedurë të fshehtë votimi, zëvendësdrejtor i Autoritetit Rregullator për Shërbime të Ujit Kështu, me 65 vota për, u zgjodh Abedin Azizi. 

Në mungesë të kuorumit, seanca ndërpreu punimet.