Kuvendi i Republikës së Kosovës

Njoftim i Komisionit për Ekonomi Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti

30.11.2021

Komisioni Parlamentar për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, është në proces të rekrutimit të pozitave, drejtor Bordi në NP KOSTT, nga gjinia femërore dhe nga radhët e komuniteteve jo shumicë.

Ministria e Punëve të Brendshme, e ka shpallur konkursin në bazë të ligjit, më datën 28.09.2021 dhe është mbyllur më datën 27.10.2021, për pozitën drejtor të Bordit të NP KOSTT nga radhët e gjinisë femërore, ku kanë aplikuar katër (4) kandidate. Ndërsa, për pozitën drejtor të Bordit të NP KOSTT nga radhët e komuniteteve jo shumicë, konkursi është hapur më datë 12.10.2021 dhe është mbyllur më datë 10.11.2021, në të cilin kanë aplikuar gjashtë (6) kandidatë. 

Njoftohen organizatat e Shoqërisë Civile, se më datë 30.11.2021, në orën 12:00, në sallën N-10, do të behët shqyrtimi i aplikacioneve për listën e ngushtë.

Andaj, ftohen organizatat e Shoqërisë Civile, ta përcjellin këtë proces të rekrutimit të këtyre pozitave, në veçanti organizatat që mbrojnë dhe promovojnë interesat e grave dhe minoriteteve.