Kuvendi i Republikës së Kosovës

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim

13.05.2022

Anëtarët e Komisionit nuk kanë përkrahur procedimin e mëtutjeshëm të tri Projektligjeve (për miratim) në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Në mbledhjen e sotme të Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, të kryesuar nga znj. Verica Qeraniq, kryetare e Komisionit, janë shqyrtuar tre Projektligje, përkatësisht Projektligji nr. 08/L-033 për provimin e jurisprudencës me Raportin dhe amendamentet e Komisionit Funksional për Legjislacion, Mandate, Imunitet, Rregullore të Kuvendit dhe mbikëqyrje të Agjencisë Kundër Korrupsionit, shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L -052 për ndryshim dhe plotësim të Ligjit nr. 05/L-010 për Agjencinë Kosovare për Krahasimin dhe Verifikimin e Pronës me Raport dhe Amendamentet e Komisionit Funksional për Legjislacion, Mandate, Imunitet, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë kundër korrupsionit dhe Shqyrtimi i Projektligjit Nr. 08/L-074 për Turizmin me Raport dhe amendamente të Komisionit Funksional  për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti.

Në vazhdim të mbledhjes, anëtarët e Komisionit nuk kanë përkrahur procedimin e mëtutjeshëm të këtyre tri Projektligjeve (për miratim) në Kuvendin e Republikës së Kosovës.