Kuvendi i Republikës së Kosovës

Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale

24.05.2022

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, i kryesuar nga Fatmire Kollçaku, kryetare, mbajti mbledhjen e rregullt.

Në këtë mbledhje, anëtarët e këtij komisioni pas debatit, u pajtuan që të shtyhet për në një nga mbledhjet e radhës shqyrtimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Inspektoratin Sanitar të Kosovës dhe shqyrtimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Inspektoratin Shëndetësor.