Kuvendi i Republikës së Kosovës

Nga mbledhja e Komisionit për Legjislacion …

31.01.2023

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, ka mbajtur mbledhjen e rregullt, kryesuar nga Adnan Rrustemi, kryetar.

Në këtë mbledhje është miratuar raporti i komisioneve kryesore për Projektligjin nr. 08/L-121 për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Po ashtu, komisioni pas miratimit i ka rekomanduar Kuvendit që ta shqyrtojë dhe miratojë në lexim të parë Projektligjin nr.08/L-199 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-060 për Mjekësinë Ligjore.

Në këtë mbledhje është miratuar edhe raporti i punës për vitin 2022, si dhe është themeluar një grup punues për të shqyrtuar CV-të e kandidatëve për drejtor dhe zëvendësdrejtor të Sekretariatit Ekzekutiv të Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, të propozuar nga Qeveria e Kosovës.