Kuvendi i Republikës së Kosovës

Nga mbledhja e Komisionit për Legjislacion …

24.01.2022

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, ka mbajtur mbledhjen e rregullt, të kryesuar nga Adnan Rrustemi, kryetar.

Në këtë mbledhje, drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Yll Buleshkaj, e ka paraqitur raportin e performancës së kësaj agjencie për vitin 2022, i cili pas debatit është miratuar nga Komisioni për Legjislacion.

Më pas, komisioni ka miratuar në parim Projekt-Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Kosovës, e cila do të procedohet në seancë plenare në lexim të parë.

Po ashtu, ky komision, në këtë mbledhje e ka miratuar edhe Projektligjin nr.08/L-106 për ratifikimin e Marrëveshjes për Ndihmë të ndërsjellë juridike në çështjet civile mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe raportin me amendamente për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-049 për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar.