Kuvendi i Republikës së Kosovës

Nga mbledhja e Komisionit për Integrim Evropian

23.05.2022

Komisioni për Integrim Evropian, kryesuar nga kryetarja Rrezarta Krasniqi, mbajti sot mbledhjen e radhës, në të cilën u shqyrtuan dy projektligje. 

Projektligjet përfshijnë amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.

Lidhur me qëllimin e tyre njoftoi kryetarja e Komisionit, deputetja Krasniqi.

Fillimisht, u shqyrtua dhe më pas u përkrah Projektligji nr.08/L-115 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-021 për Akcizën në Produktet e Duhanit.

Ndërkaq, lidhur me Projektligjin Nr. 08/L-136 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-056 për Këshillin Prokurorial të Kosovës, në mungesë kuorumi nuk pati vendimmarrje.