Kuvendi i Republikës së Kosovës

Nga mbledhja e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti

27.07.2022

Anëtarët e komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti u mblodhën sot për të mbajtur mbledhjen e rregullt. Nën udhëheqjen e kryetarit Ferat Shala, komisioni shqyrtoi Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes Kompakt të Sfidave të Mijëvjeçarit dhe Marrëveshjes për zbatimin e Programit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përfaqësuar nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit.

Marrëveshjen para deputetëve e paraqiti zëvendësministri i Ekonomisë, Meriton Arifaj. Ai tha se kjo marrëveshje vetëm sa e forcon marrëdhënien e Kosovës me Shtetet e Bashkuara te Amerikës. Gjithashtu, marrëveshja në fjalë u konsiderua si shumë pozitive edhe për bizneset private dhe për angazhimin e grave në punë. 

Pas diskutimeve dhe disa komenteve, anëtarët e komisionit miratuan marrëveshjen, për ta proceduar tutje në seancë.