Kuvendi i Republikës së Kosovës

Nga mbledhja e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti

24.05.2022

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, mbajti sot mbledhjen e radhës, të kryesuar nga Ferat Shala, kryetar. 

Në këtë mbledhje, në rend dite ishin: votimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM) për vitin 2021, si dhe diskutim rreth realizimit të planit të Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti për vitin 2022.

Raporti vjetor i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM) për vitin 2021, nuk u miratua. Ky raport, do të procedohet për votim në seancën plenare, pa miratimin e këtij komisioni.

Ndërkaq, lidhur me planin e Komisionit për vitin 2022, për shkak të mungesës së disa anëtarëve, u fol vetëm për aktivitetet që janë planifikuar të realizohen, e që për momentin janë në proces e sipër.