Kuvendi i Republikës së Kosovës

Më 27 nëntor mbahet mbledhje e përbashkët e Kuvendit të Kosovës dhe Kuvendit të Shqipërisë

25.11.2022

Në shënim të 110-vjetorit të Pavarësisë Shqipërisë, të dielën, më 27 nëntor 2022, në orën 10:00, në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë në Tiranë, do të mbahet mbledhje e përbashkët e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. 

Në këtë mbledhje, deputetëve do t’u adresohen kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Lindita Nikolla dhe kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca. 

Mbledhja do të vijojë me fjalimin e kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Edi Rama dhe fjalimin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti. 

Nga një fjalë përshëndetëse do të mbajnë edhe kryetarët e grupeve parlamentare të Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit të Kosovës.             

Në shënim të këtij përvjetori, do të mbahen edhe aktivitete të tjera kulturore. 


Shënim: 

Mediat të cilat duan të përcjellin mbledhjen, luten t’i dërgojnë emrat dhe kontaktet e gazetarëve, kameramanëve dhe fotografëve, deri të shtunën, më 26 nëntor, në orën 12:00.