Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, mbajti sot mbledhjen e radhës, nën drejtimin e kryetarit Armend Muja.
Në këtë mbledhje komisioni shqyrtoi raportin me amendamentet e propozuara nga grupi punues për Projektligjin nr.08/L-138 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.05/L-057 për Themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore.
Pas diskutimeve, komisioni përkrahu amendamentet e paraqitura dhe e procedoi projektligjin për shqyrtim të mëtejmë në Kuvend.