Kuvendi i Republikës së Kosovës

Kryetarja e Grupit të Grave Deputete, Tinka Kurti, u takua me ambasadorin e OSBE-së, Michael Davenport

25.05.2022

Kryetarja e Grupit të Grave Deputete, Tinka Kurti, priti sot në takim ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport.

Në këtë takim, u diskutu për aktivitetet që përmbushin objektivat e planit të Punës së Grupit të Grave Deputete.

Deputetja Kurti dhe ambasadori Davenport u fokusuan në aktivitete që kanë për qëllim ngritjen e rolit të gruas në shoqëri, zhvillimin e politikave feministe që promovojnë të drejtat e grave dhe fuqizimin e vetë Grupit të Grave.

Gjithashtu, OSBE është deklaruar të ofrojë mbështetje për Grupin e Grave Deputete nëpërmjet konsulencave dhe trajnimeve që ndihmojnë realizimin e synimeve të GGD-së.