Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, së bashku me kryeministrin Albin Kurti, nënkryetaren Saranda Bogujevci dhe deputetë të Kuvendit, bëri sot homazhe pranë arkivolit të regjisores Vjosa Berisha, e cila ndërroi jetë ditë më parë.
Kreu i Kuvendit tha me këtë rast se regjisorja dhe producentja Blerisha ka qenë ambasadore e shquar e kulturës së Kosovës dhe aktiviste e cila i ndihmoi shumë shtetit të saj.
“Vjosa Berisha na ka lënë një trashëgimi shumë të çmueshme të kulturës dhe artit. Ajo ka qenë edhe producente, edhe regjisore e filmit, por mbi të gjitha ambasadore e shquar e kulturës dhe artit tonë”, theksoi kryetari i Kuvendit.
Po ashtu kryetari Konjufca u nënshkrua edhe në librin e zisë, me një dedikim për regjisoren Berisha.