Kuvendi i Republikës së Kosovës

Komisioni për Legjislacion…zhvilloi proceduarat për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës

26.11.2021
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, zhvilloi sot proceduarat për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës(KGJK).
 
Si përfundim, ky komision i rekomandoi Kuvendit për votim emrat e dy kandidatëve nga komuniteti serb, dhe dy nga komunitetet tjera.
 
Zgjedhja e dy anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, një nga komuniteti serb dhe një nga komunitetet tjera, bëhet me votim të fshehtë.