Kuvendi i Republikës së Kosovës

Anëtarët e Komisionit për të Drejta të Njeriut… vizituan Ambasadën e Republikës së Kosovës në Hagë 

29.06.2022

Anëtarët e Komisionit për të Drejta të Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktima të Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, më 28 qershor 2022, në kuadër të vizitës zyrtare në Mbretërinë e Holandës, vizituan Ambasadën e Republikës së Kosovës në Hagë. 

Deputetët; Duda Balje, Tinka Kurti, Eliza Hoxha dhe Alban Bajrami, u pritën nga ambasadori Dren Doli, me bashkëpunëtorë.

Ambasadori i njoftoi deputetët mbi aktivitetet e ambasadës dhe ngjarjet e tjera kulturore që organizojnë ata kohë pas kohe.

Në fund të takimit anëtarët e komisionit vizituan ambientet e ambasadës, disa nga të cilat shfrytëzohen për aktivitete kulturore nga mërgata jonë në këtë shtet.